CH-Ballkani
Shiten më se 40 për qind e biletave për koncertin e Dua Lipës
Organizatori i koncertit të Dua Lipës në Kosovë, Dukagjin Lipa dhe Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se vetëm në ditët e para janë shitur afro 40 për qind e biletave për koncertin e javës që vjen në parkun “Gërmia” të Prishtinës.
Sipas tyre, kjo shitje biletash i ka kapërcyer të gjitha parashikimet. Sipas këtij njoftimi, organizatori nuk do të lejojë asnjë shikues më të i ri se 16-vjeç, përveçse nëse shkojnë nën përcjelljen e një personi në moshë madhore.
“Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e koncertit dhe janë nën moshën 16 vjeç, obligohen të kenë përcjellje të prindërve ose një personi në moshë madhore”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrësve nuk do t’u lejohet që me vete të kenë pije dhe ushqim, apo çfarëdo objekti i cili do të mund të përbënte rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve, ndërsa me kërkesë të Policisë së Kosovës veturat nuk do të kenë qasje atë ditë në parkun “Gërmia”, thuhet në njoftim.
Organizatorët, po ashtu, njoftuan se siguria do të jetë në nivelin më të lartë, duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës për ndihmën e dhënë në ruajtjen e sigurisë në hapësirat e parkut të “Gërmisë”.
“Në hyrje të koncertit të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë përmes tri kontrolleve të sigurimit, për të vazhduar më tutje në pjesën ku do të mbahet koncerti”, thuhet në njoftim.
Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, për herë të parë mban koncert në Kosovë. Koncerti i saj do të jetë humanitar, ku te gjitha të hyrat nga shitja e biletave, si dhe nga përkrahësit dhe donatorët, do të mblidhen për “Sunny Hill Foundation”, një fon i themeluar nga vet Dua Lipa, i cili do ta ndihmojë shoqërinë kosovare në realizmin e projekteve të ndryshme zhvillimore.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














