E-Diaspora
Përpjeka e ministrit Murati për mësimin shqip në Zvicër
Gjatë vizitës në Zvicër, ministri i Diasporës, Valon Murati, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, zhvilloi takime zyrtare me udhëheqësit e departamenteve të arsimit për Kantonin e Friburgut, Jean –Pierre Siggen dhe të Gjenevës, Anne Emery-Torracinta.
“Në të dy takimet u bisedua për bashkërendimin e përpjekjeve në mes të dy shteteve për ta rritur numrin e nxënësve në shkollën shqipe, edhe për shkak se, ashtu siç e theksuan edhe udhëheqësit e departamentit të arsimit të të dy kantoneve, të gjitha hulumtimet shkencore dhe pedagogjike e vërtetojnë se fëmijët që e mësojnë mirë gjuhën e nënës, i mësojnë më mirë edhe gjuhët e tjera”, ka thënë ministri Murati, njofton albinfo.ch.
Gjithashtu ai së bashku më delegacionin e tij vizitoi edhe Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, ku u prit nga presidenti i Dhomës, z.Stefan Sarkany, me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim nikoqirët prezantuan një sërë projektesh, të cilat ata mendojnë t’i investojnë në të ardhmen në Kosovë në fushën e aftësimit profesional, hotelerisë, industrisë së përpunimit të qumështit, etj.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










