Kultura
Dy artistë shqiptarë ekspozojnë në Cyrih
Bëhet fjalë për Burhan Ahmetin nga Maqedonia dhe Besnik Xhemailin nga Kosova. Organizator/Kurator/ i kësaj ekspozite është grafisti i njohur nga Kosova me qëndrim në Cyrih, Adem Dërmaku
Dy artistë shqiptarë, njëri nga Kosova e tjetri nga Maqedonia, do të prezantojnë punimet e tyre në ekspozitën e radhës, në studion dhe Galerinë “M.Gentinetta”, në Zürich. Bëhet fjalë për Burhan Ahmetin nga Maqedonia dhe Besnik Xhemailin nga Kosova.
Burhan Ahmeti do të prezantojë me këtë rast rreth 30 tablo grafike në teknika te ndryshme, si litografi, akuatintë, gjilpërë të thatë, drugdhendje. etj, shkruan albinfo.ch.
Në tablotë e Burhanit trajtohen temat me motive nga tradita shqiptare, duke filluar prej djepit e deri te përfundimi i kësaj bote ku edhe është titulluar “Etno” kjo ekspozitë.
Besnik Xhemaili po ashtu do të prezantohet me një numër te konsiderueshëm të tablove grafike 25-30 ne teknikën e litografisë, akuatintës, seriografisë, etj.
Besniku është i përqendruar në artin abstrakt. Ai, me një pedantëri e përkushtim të madh nxjerr tablo fantastike në teknikat e përmendura. Në punimet e tij vihen shumë në pah forma, vija, hija, thjesht raportet figurative.
Ekspozita mban titullin ”Eklips”
Organizator/Kurator/ i kësaj ekspozite është grafisti i njohur nga Kosova me qëndrim në Cyrih, Adem Dërmaku.
Të dyja ekspozitat do të qëndrojnë hapur nga 3 deri më 16 korrik. Vernisazhi (hapja) bëhet më 2 korrik , me fillim në orën 18.00.
Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të shtunën, nga ora 13.00 deri në orën 19.00
Galeria gjendet në Eglistrasse 8, 8004, Zürich
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Korrik 2016
- Ora18:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit30 Qershor 2016 - 15:00
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












