Sport
Xhemaili: Nuk është me rëndësi kush do të luajë
Para ndeshjes vendimtare kualifikuese tw Kombëtares zvicerane për në KE 2012 me Bullgarinë, ende mbetet e paqartë se kush do të luajë në vendin mesfushorit qendror. Përparësi, sipas mediave zvicerane ka shqiptari Blerim Xhemaili.
Seleksionuesi Ottmar Hitzfekd ende e mban selret këtë pozitë në fushën e gjelbër, ndoshta për ta shfrytëzuar si truk para ndeshjes. Para disa javësh, Blerimi ka shkëlqyer përsëri me lojë, në ndeshjet në Kampionatin italian, tek ekipi i Parmës. Tek italianët, ai njihet si lojtari më i zellshëm dhe është preferuar edhe për detyra të tjera në ekip. “Besoj se lojërat e mia nga Parma do të mund t’i sjell me vete në reprezentacion”, ka deklaruar ai për mediat zvicerane, në fushën e gjelbër, pas një trajnimi. Këtë gjë, ai duhet ta dëshmojë në fanellën e “helvetëve”.
Në ndeshjen miqësore kundër Maltës, ai ishte njëri ndër lojtarët “më pak të këqinj” dhe me kualitetin sulmues dhe stilin e tij të lartë, ai ka disa cilësi të cilat nuk i kanë kandidatët e tij për këtë pozitë, Inler apo Schwegler.
Në pyetjen e parashtruar për shqiptarin 24-vjeçar se si janë parashikimet e tij për pozitën e mesfushorit qendror në ekip, ai përgjigjet: “Është çështje e javës. Me të vërtetë nuk e di. Nuk është me rëndësi se kush do të luajë. Vendimtare është që të arkëtojmë tre pikë”, deklaron Blerimi me një buzëqeshje. Edhe pse ka trajnuar me rrobe të rregullta të reprezentacionit, ai ka sqaruar: “Për momentin, kjo nuk ka shumë domethënie, ky është vetëm një jelek. Tani duhet të ushtrojmë mirë dhe të shtunën do të shohim se kush do të luajë”, përfundon ai.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











