E-Diaspora
Mbytet në lum shqiptari 10 vjeçar
Rreth 60 veta nga njësitet zjarrfikëse dhe shpëtimtare si dhe një helikopter i policisë kanë bërë kërkime në rrjedhën e lumit për të gjetur vogëlushin. Pas rreth gjysmë ore, trupin e pajetë e kanë gjetur zhytësit
Një vogëlush 10 vjeçar shqiptar ka humbur jetën deri sa po lahej në lumin Niers, afër qytetin Goch, në Gjermani, shkruan focus.de. Ekipi i shpëtimtarëve (DLRG) fillimisht ka arritur ta nxjerrë vogëlushin nga uji dhe kanë provuar rianimimin e pastaj e kanë transportuar në spital. Por, siç bën të ditur policia, ai ka vdekur dje në orët e para të mbrëmjes., transmeton albinfo.ch
Djaloshi, pasditen e të dielës kishte hyrë në ujë të lumit Niers, brenda një parku të qytetit Goch dhe është bartur nga rryma e ujit.
Rreth 60 veta nga njësitet zjarrfikëse dhe DLRG si dhe një helikopter i policisë kanë bërë kërkime në rrjedhën e lumit për të gjetur vogëlushin. Pas rreth gjysmë ore, trupin e pajetë e kanë gjetur zhytësit në afërsi të vendit të fatkeqësisë, poshtë në shtratin e lumit dhe e kanë nxjerrë prej aty, përcjell albinfo.ch Nuk dihet nëse ai dinte të notonte ose jo.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










