Integrimi
Zvicra, së shpejti me “pasaportë gjuhësore” për të huajt
Në rast se autoritetet për natyralizim kërkojnë dëshmi për njohjen e gjuhës së vendit dhe në këtë rast i huaji nuk ka një dëshmi me vlefshmëri ndërkombëtare atëherë është e nevojshme pasaporta në fjalë
Duke filluar nga viti 2017, Zvicra do të fusë në përdorim dokumentin e ashtuquajtur “pasaporta e gjuhës” për të huajt. Ky dokument do të shërbejë si dëshmi se në ç`shkallë ata e zotërojnë gjuhën e vendit ku jetojnë.
Një pasaportë e tillë nuk do të jetë e detyrueshme gjatë kërkimit të punës ose në raste tjera të ngjashme, shkruan gazeta Tages Anzeiger. Por në rast se autoritetet për natyralizim kërkojnë dëshmi për njohjen e gjuhës së vendit dhe në këtë rast i huaji nuk ka një dëshmi me vlefshmëri ndërkombëtare atëherë është e nevojshme pasaporta në fjalë.
Edhe ligji i rishikuar për të natyralizimin parasheh që të huajt për të marrë pasaportën zvicerane duhet të kenë njohje të gjuhës së folur së paku në shkallën B1 ndërsa asaj të shkruar, A2, transmeton albinfo.ch
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) pasaporta gjuhësore është një “instrument në nivel nacional, i vlefshëm dhe i thjeshtë për të dëshmuar njohuritë e fituara të gjuhës në situata të ndryshme jetësore”. Por aktualisht mbetet e hapur nëse ky dokument do të jetë i detyrueshëm ose jo.
Faza testuese e cila ka zgjatur dy vjet e gjysmë dhe ka kushtuar 740 mijë franga, ka qenë e suksesshme, thonë në SEM, përcjell albinfo.ch. Sipas një zëdhënëseje të këtij institucioni, zbatimi i projektit pritet të fillojë në vitin 2017 dhe bartëse e tij do të jetë qendra Fide, organizatë e specializuar për gjuhët e vendit dhe ajo do ta bëjë testin si dhe pasaportën përkatëse.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












