Integrimi
Gani Demi, kandidat për ekzekutivin e komunës Unterseen, Bernë
Partia Socialdemokrate e Zvicrës për regjionin Unterseen, kantoni i Bernës ka shpallur kandidaturat e katër veprimtarëve të saj për ekzekutivin e komunës. Zgjedhjet do të mbahen më 25 shtator të këtij viti. Në mesin e tyre është edhe shqiptari nga Kosova, aktivisti i njohur i diasporës shqiptare, Gani Demi.
Lista e kandidatëve, siç shkruajnë mediat lokale, (Jungfrauenzeitung etj.) është përpiluar në mënyrë të qëlluar, duke bërë përfshirje të duhur të profesioneve, gjinive dhe moshave, tranmseton albinfo.ch.
Vetëm njëra nga kandidatet, Verena Roder Beer ka qenë edhe deri tash, (që nga viti 2009) në ekzekutivin e komunës, ku ajo mbulon resorin e sigurisë. Tre të tjerët, përfshirë edhe Gani Demin, kandidojnë për herë të parë.
Gani Demi në Kosovë ka mbaruar fakultetin e Ndërtimtarisë. Ai është me prejardhje nga Gjilani. Nga viti 1986 ai jeton në Zvicër bashkë me familjen ndërsa nga viti 1999 e ka edhe shtetësinë zvicerane.
Këtu ka punuar si mjeshtër ndërtimi dhe ka qenë edhe në kryesinë e sindikatës Unia për Berner Oberland, përcjell albinfo.ch. Për shkak të një aksidenti atij i është dashur të ndërpriste punën dhe sot është pensionist.
Ai është baba i pesë fëmijëve të rritur dhe gjysh i dy nipërve.
Demi ka qenë aktivist i njohur dhe anëtar kryesie i Degës së LDK-së për Zvicër.
Në Zvicër, në komuna të ndryshme tashmë ka një numër të konsiderueshëm anëtarësh shqiptarë të asambleve. Disa, por dukshëm më pak, janë zgjedhur edhe në parlamentet e kantoneve. Por, deri tash asnjë prej tyre nuk ka mundur të zgjidhet në ekzekutiv të ndonjë komune, gjë që paraqitet më e vështirë, kur dihet se aty mund të jenë 5 deri maksimalisht 7 anëtarë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











