Shkurt.ch
Kërkohet stimulim për bujqit që mbajnë lopë me brirë!
Iniciatorët kërkojnë që shteti të subvencionojë bujqit dhe blegtorët të cilet mbajnë lopë me brirë, sepse kjo do të vlerësohej si trajtim më human i kafshëve të përmendura
Zviceranët me të drejtë vote do të kenë së shpejti rastin që të votojnë për një iniciativë të llojit të veçantë. Një grup iniciator ka mbledhur 120.859 nënshkrime për iniciativën e quajtur shkurt «të lopëve me brirë», ose me emërtimin e plottë «Për dinjitetin e kafshëve të dobishme në bujqësi». Mbetet që iniciativën ta vlerësojë dhe lejojë kancelaria federale.
Iniciatorët kërkojnë që shteti të subvencionojë bujqit dhe blegtorët të cilet mbajnë lopë, dele ose dhi me brirë, sepse kjo do të vlerësohej si trajtim më human dhe më afër natyrës i kafshëve të përmendura. Fjala është që të stimulohen materialisht ata blegtorë ose ato kompani që nuk ua prejnüe brirët kafshëve të tyre.
Fshatarët në Zvicër ua heqin brirët lopëve në radhë të parë për të ulur rrezikun nga lëndimet por edhe për shkaqe ekonomike sepse lopët me brirë zënë hapësirë më të madhe në shtallat e tyre.
Rreth tri të katërtat e lopëve qumështore në Zvicër janë pa brirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











