CH-Ballkani
“BABAI” u prit shumë mirë në Gjermani
Regjisori ka treguar me mjeshtëri të jashtëzakonshme se si duhet bërë filmat me temë të refugjatëve: me guximin për fuqinë autonome të fotografive, pa dramatizim artificial por para së gjithash më një qëllim të qartë...
Filmi „Babai“ i cili është filmi i parë kosovar që shfaqet në kinematë gjermane, pati premierë të suksesshme në Landin e Nordrhein-Westfalenit.
Në kinemanë e bukur të Muzeut Ludwig në Köln, filmi u shfaq në prani të shumë filmdashësve por të pranishëm ishin edhe regjisori dhe disa aktorë të këtij filmi. Mediet gjermane i kushtuan vëmendje të konsiderueshme filmit i cili po shfaqet në kohën kur në Gjermani çdo ditë hyjnë me mijëra refugjatë, raporton albinfo.ch. Portali prestigjioz Spiegel Online thur vargje lëvdate për filmin. Sidomos regjisori debytant Visar Morina dhe Val Maloku, në rolin e Norit, vlerësohen lartë nga ky portal, përcjell albinfo.ch.
Spiegel Online vlerëson se regjisori ka treguar me mjeshtëri të jashtëzakonshme se si duhet bërë filmat me temë të refugjatëve: me guximin per fuqinë autonome të fotografive, pa dramatizim artificial por para së gjithash më një qëllim të qartë, fatin individual të figurave të tij.
Shqiptarët e Gjermanisë shohin veten në filmin “Babai”
Shikuesit shqiptarë të cilët në Köln kishin ardhur individualisht por edhe të organizuar në shoqata të ndryshme, filmi i ballafaqoi me situatën e zymtë në Kosovën e viteve të 90ta. Shumë prej tyre kishin dikund fatin e njëjtë më atë të figurave të filmit. Filmi i ktheu ata në kohën e rrugëtimeve të tyre aventuristike drejt Evropës perëndimore, duke rrezikuar jetën e tyrë në dallgët e Detit Adriatik apo ndonjë lumi dikund në kufirin hungarez e gjetiu.
Edhe shikuesit e tjerë ishin kurreshtarë për këtë film në një kohë kur filmat për refugjatët gëzojnë vëmëndjë të veçantë në Gjermani. Rëndësinë e filmave për refugjatët e nënvizoi edhe juria e festivalit Berlinale, e cila para disa javësh, për filmin më të mirë të festivalit shpallin dokumentarin për refugjatët „Fuocoammare“. Edhe filmi „Babai“ ofron përgjigje në pyetjet e shumta rreth refugjatëve dhe ndihmon poashtu në hapjen e perspektivave të reja, shkruan albinfo.ch. Disa shikuesve që nuk e njihnin Kosovën, në film ju kishte lënë përshtypje gjendja e tmerrshme në shoqërinë kosovare në fillimin e viteve të 90ta. Jo vetëm dhuna policore që i përcillte çdo ditë por edhe dhuna në familje, tradita patriarkale, mosbesimi ndaj njëri tjetrit etj.
Val Maloku shkëlqeu në rolin e Norit
Pas shfaqjes së filmit, shtëpia distributuese e filmit “Missingfilms” dhe organizatori i shfaqjes në Köln “Filmpalette Köln”, organizuan një koktej rasti i cili u mirëprit nga shikuesit të cilët patën mundësi bisede me regjisorin dhe aktorët. Atyre ju bën pyetje të ndryshme rreth filmit por edhe rreth situatës në Kosovën a asaj kohe. Një shikuesi pyeti se “a shahet në Kosovë aq shumë?” duke aluduar në fjalorin dhe sharjet e shumta në film. Aktori i ri Val Maloku ishte po ashtu në qendër të vëmendjes. Shikuesit u shprehën se ai shkëlqeu në rolin e Norit duke bërë shikuesin para ekranit të marrë pjesë intensivisht me fatin e dhjetëvjeçarit që e luan në film.
Pas premierës në Köln, filmi ka filluar të shfaqet edhe në disa qytetet tjera të këtij Landi. Në shfaqjet në Münster dhe Düsseldorf ishte i pranishëm edhe ekipi realizues i filmit. Filmi i cili është paranominuar për “Çmimin e filmit gjerman” (Deutscher Filmpreis) do të shfaqet në gjithsej 22 qytete gjermane.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht





















