Integrimi
Studim: „Martesat dhe migracioni“, kërkohen protagonistë/e nga Kosova
Për studimin “Martesat dhe migracioni” të Universitetit në Neuchatel, Zvicër, kërkojmë pjesëmarrës/e për një intervistë. Në intervistat përfshihen meshkuj dhe femra në Kosovë që janë të fejuar apo në një lidhje serioze me një person që jeton dhe është rritur në diasporë (Evropë apo Zvicër).
Qëllimi i intervistave është që t’i njohim më mirë mendimet, pikëpamjet dhe situatën e përgjithshme të këtyre personave, ashtu si edhe shpresat dhe dyshimet e tyre për një jetë në ‘mërgim’.
Intervistat do t‘i ndjekë Shpresa Jashari, duke shkuar në qytetin apo fshatin ku jetoni ju. Intervistat nuk zgjasin gjatë dhe nuk janë të komplikuara: Bëhet fjalë për një bisedë të thjeshtë në ndonjë lokal. Natyrisht që intervistat janë tërësisht anonime dhe konfidenciale. Përkrahja juaj do të ishte shumë e vlefshme për projektin tonë! Kontakt: Shpresa Jashari në Facebook apo në e-mail,[email protected]
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









