CH-Ballkani
Arrestohet boshnjaku që ka trafikuar mbi 160 kosovarë
Ai ngarkohet se në periudhën mes tetorit 2014 dhe shkurtit 2015 ka sjellë ilegalisht në Gjermani së paku 160 kosovarë, të cilëve u ka marrë nga 500 euro
Policia në Homberg, landi Hesen i Gjermanisë ka arrestuar një person të dyshuar nga Bosnja për trafikimin e së paku 160 refugjatëve nga Kosova në Gjermani. Ai thuhet se për secilin person ka marrë nga 500 euro.
Personi në fjalë me qëndrim në Homberg ngarkohet se në periudhën mes tetorit 2014 dhe shkurtit 2015 ka sjellë ilegalisht në Gjermani së paku 160 kosovarë me automobil, shkruan hessenschau.de. Kështu, akuza thotë se ai ka bërë më shumë se 26 udhëtime për trafikim, vërteton një zëdhënës i prokurorisë së Kasselit një raportim të bërë nga HNA, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi nuk ka dashur të japë më tepër hollësi lidhur me hetimet.
Kush kapet duke bërë trafikim me numër të madh personash, në bazë të ligjit gjerman mund të dënohet me deri në dhjetë vjet burg, komentojnë mediet gjermane.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














