Shkurt.ch
Shtohet numri i vdekjeve, zvogëlohet ai i lindjeve
Gjatë vitit të kaluar në Zvicër ka pasur më tepër raste të vdekjes në krahasim me vitin paraprak, 2014. Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, numri i vdekjeve ka qenë 67300 ose për 3300 më i madh se një vit më parë.
Kjo rritje numri i faturohet para së gjithash valës së gripit që kishte kapluar Zvicrën në fillim të vitit 2015 dhe vapës së madhe të korrik-gushtit, shkruan srf.ch. Këto të dyja kanë sjellë numër të madh vdekjesh të personave të moshuar, thuhet në njoftimin e entit në fjalë.
Edhe pse ka shënuar një rënie, numri i lindjeve gjatë vitit 2015 ka qenë më i madh se ai i vdekjeve, transmeton albinfo.ch. 84800 foshnja kanë lindur gjatë vittit që shkoi, ose 400 më pak se një vit më parë.
Sërish kanë lindur më shumë djem se vajza.
Mosha mesatare e nënave që kanë sjellë fëmijë në jetë ka qenë 31.9 vjet, ndërsa në vitin 2014 kjo mesatare ka qenë 31.7 vjet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra.... -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














