Shkurt.ch
Në Zvicër po zhvillohet gjykimi i parë për terrorizëm islamik
Për herë të parë në Zvicër po zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një personi të dyshuar për aktivitete xhihadiste. Para Gjykatës Penale Federale në Bellinzona po përgjigjet një shtetas zviceran 25 vjeçar, i cili qe arrestuar kur po nisej nga Aeroporti i Cyrihut për në zonat e konflikteve në Siri, njofton srf.ch. Pas mbajtjes dy javë në paraburgim, i riu nga Winterthuri qe liruar, por ndaj tij ishte ushtruar kallëzimi penal, në bazë të cilit po zhvillohet procesi gjyqësor.
Ai ngarkohet se ka pasur për qëllim t`i bashkohet organizatës terroriste të Shtetit Islamik (IS), transmeton albinfo.ch. Më tutje ai akuzohet për shkelje të dyshuar të ligjit të ashtuquajtur të IS-it dhe për mbështetje të një organizate kriminale.
Aktualisht në Prokurorinë Federale janë në përpunim 46 procedura penale në lidhje me terrorizmin m emotive xhihadiste.
Bëhet e ditur se gjatë shkurtit nga Zvicra nuk ka udhëtuar asnjë person nga Zvicra me synime terroriste.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













