E-Diaspora
Afërdita, ish refugjatja, futbolliste e bundesligës dhe menaxhere e futbollit
Sot Afërdita Podvorca është 37 vjeçe. Ajo ka luajtur futboll në bundesligën gjermane për FFC Turbine Potsdam. «Futbolli më ka shpëtuar», thotë duke bërë bilancin e jetës së saj të deritashme
Tema e refugjatëve mbizotëron aktualisht në të gjitha debatet në Gjermani. Afërdita Podvorica nuk ka se si të mos jete në rrjedhë, pasi që ajo vetë ka ardhur dikur këtu si refugjate. Por, këndi i vështrimit nga i cili ajo e shikon këtë krize është i ndryshëm nga ai i shumë të tjerëve, shkruanfussball.de. Sot Afërdita është 37 vjeçe. Ajo ka luajtur futboll në bundesligën gjermane për FFC Turbine Potsdam. «Futbolli më ka shpëtuar», thotë ajo duke bërë bilancin e jetës së saj të deritashme.
Kanë kaluar më shumë se njëzet vite qyshkur ajo si vajzë 14 vjeçe kishte braktisur Kosovën së bashku me dy vellezërit, transmeton albinfo.ch. Kur i kërkojnë të tjerët të flasë për atë kohë, Afërditës i kthehen në kokë ngjarjet e atëhershme edhe nëse ajo tashmë mund të rrëfejë e qetë lidhur me atë temë.
«Ne kishim një jetë të mirë», kujton ajo. Por me fillimin e krizës ndryshoi çdo gjë. Kishte snajperistë para shtëpisë, fqinj që qëlloheshin me armë. «Pasditeve ne nuk kishim mundësi as të dilnim në kopsht dhe detyroheshim t`i mbyllnim dritaret». Erdhi një kohë kur familja nuk mundi të duronte më. Përmes Çekisë kaluan në Gjermani. Fillimisht e ëma e pastaj edhe babai.
Përvojat me trafikantë, një vjet e gjysme në një kamp azili në Erkner, «duldungu» (leja e perkohshme), mungesa e lejes për të bërë një kualifikim profesional, të gjitha këto i kishte njohur Afërdita si tinejxhere, përcjell albinfo.ch. «Kjo më ka bërë më të fortë», thotë gruaja me pamje delikate dhe njëherësh luftarake. «Kishte vetëm një rrugë: Të mos dorëzohemi dhe të shkojmë më tutje».
Pasi mëson shpejt gjermanishten ajo fillon të luajë futboll dhe dallohet , duke u bërë futbolliste çdo dite e më e mirë. «Në Kosovë kisha luajtur futboll vetëm rrugëve. Kur edha në Gjermani,, u paraqita së pari në klubin Traber FC në Berlin. Aty nuk vazhdoi gjatë.
Në Turbine të Potsdamit, Afërdita arriti të bëhej lojtare e bundesligës dhe e përfaqëuseses së landit. Në vittin 2009 ajo ka përfunduar karrierën aktive në futboll. Pas kësaj ka mbaruar një kuaifkim për sigurime ndërsa pastaj është bërë menaxhere e ekipit të parë të klubit ku ka luajtur.
Sot, Afërdita thotë se e kupton frikën që kanë njerëzit nga refugjatët në krizen aktuale. Por, shton ajo, nuk bën të gjykohet për njerëzit pa i njohur shkaqet që i kanë shtyrë të lëshojnë vendin e tyre. Ajo nuk arrin të kuptojë gjykimet kaq sipërfaqesore të disa njerëzve rreth saj.». Në Gjermani secili e fiton një shans që të ndërtojë jetën e vet. Atë shans vetëm duhet shfrytëzuar, përfundon Afërdita.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










