Mode Suisse Edition 9 ZürichIAHAI © alexander palacios
E-Diaspora
Kreatorja Flaka Jahaj mahnit publikun në “Mode Suisse” të Zvicrës
Kreatorja shqiptare që jeton në Zvicër, Flaka Jahaj ka prezantuar koleksionin e saj më të ri në edicionin e 9-të të “Mode Suisse”, e cila është mbajtur të hënën në Cyrih të Zvicrës.
Kreacionet e kreatores Jahaj të cilat u prezantuan nën markën e saj “Iahai” kanë befasuar jo vetëm publikun në sallë por edhe mediat zvicerane. Gazeta e njohur zvicerane nzz.ch jep komplimente të mëdha kreatores nga Prishtina dhe fotografitë e kreacioneve të saj i vendos në ballinë të shkrimit.
Bëhet fjalë për koleksionin e sezonit vjeshtë/dimër 2016-17
“Kreacionet e punuara më dorë nga “Iahai” kanë befasuar, sidomos kombinimi më pëlhura shumë ngjyrëshe apo edhe kreacioni më katrore të kombinuar më ngjyrë portokalli”, shkruan nzz.ch, transmeton “albinfo.ch”.
Krahas Flakës, në këtë edicion janë prezantuar edhe talent të rinj dhe kreatorë të njohur në Zvicër.
Flaka Jahaj për “albinfo.ch” ka treguar se veshjet i prodhon në Prishtinë, por prezantimin dhe shitjen i bën në Zvicër. Inspirimi i saj është gjithmonë tek folklori dhe tradita shqiptare, por që i shndërron në dizajn modern për klientë e saj.
“Unë me bashkëpunëtoret, atelietë e mia në Cyrih dhe në Prishtinë i kam specializuar për punë artizanale dhe bashkëpunoj në vazhdimësi me organizatat e grave si «Dera e hapur-Open Door» nga Prishtina si dhe me atë «Aba» nga Istogu, për produktet “Made in Kosova”, tha për albinfo.ch Flaka Jahaj.
Edhe këpucët e modeleve janë kreacion i Flaka Jahaj të prodhuara në Fabrikën e këpucëve “SOLID ” nga Suharekë.
Flaka ka përfunduar studimet master për dizajnë të modës në në Londër në Universitetin më të njohur Central Saint Martins, ndërsa puna e saj është shpërblyer më çmime të ndryshme, ku më i rëndësishmi ishte vendi i parë në“Swiss Design Awards 2014”.
Studimet bachelor i ka kryer në shkollën prestigjioze të modës në Paris, studio “Bercot”.
Ndërsa ndërmjet bachelorit dhe masterit ajo për tri vite ka qenë asistente e dizajnerit Rick Owens në Paris
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë



























