Shkurt.ch
Gardiania liron të burgosurin dhe arratiset bashkë me të!
Ajo e ka liruar të burgosurin nga qelia e tij rreth mesnatës së mbrëmshme. Ka informacione se së bashku me të burgosurin është arratisur edhe gardiania dhe të dy tashmë ndodhen jashtë shtetit
Një gardiane e burgut (Angela Magdici) në Dietikon të Cyrihut (Limmattal) e ka ndihmuar nje të burgosur sirian për të ikur nga burgu. Jo ka ndodhr në natën në mes të hënës dhe të martës, njoftojnë mediet zvicerane. Ende nuk dihet nëse gardiania 32 vjeçare ka pasur lidhje intime me sirianin 27 vjeçar (Hasan Kiko) por mediet shkruajnë për një «afërsi» në mes tyre.
Sipas njohurive të para që dalin nga një komunikatë e Zyrës për institucionet korrektuese (burgjet) të Kantonit të Cyrihut ajo e ka liruar të burgosurin nga qelia e tij rreth mesnatës së mbrëmshme, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë bëhet e ditur se ka informacione se së bashku me të burgosurin është arratisur edhe gardiania dhe të dy tashmë ndodhen jashtë shtetit.
Siç shkruajnë mediet zvicerane, Angela është marrë herë pas here në mënyrë aktive me boks.
Personi që ka ikur nga burgu po e vuante dënimin prej katër vitesh burg për përdhunim seksual, por dënimi ende nuk ishte bërë i plotfuqishëm.
Policia e Kantonit të Cyrihut ka urdhëruar ndjekje për të d personat.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












