E-Diaspora
UPSH: Sqarime, për të gjithë ata që votojnë për herë të parë

Nëse banoni në Qytetin e Gjenevës, jeni i/e huaj mbi 18 vjeç dhe jetoni në Zvicër prej 8 vjetësh ose më shumë? Ju sapo keni marrë përmes postës një zarf me materialin për të votuar në votimin komunal të 28 shkurtit mbi një projekt shumë të diskutuar: rinovimin e Muzeut të Artit dhe të Historisë. Ju keni mundësinë të votoni më herët, me korrespondencë, duke e kthyer zarfin me postë, ose duke e hedhur në kutinë postare ku komuna mbledh zarfet e votimit.
ÇFARË PËRMBAN ZARFI ?
1 kartë të votuesit (carte de vote): plotësojeni me datëlindjen tuaj dhe nënshkruajeni personalisht-
1 zarf rosë, formati C5 në të cilin do vendosni fletëvotimin pasi ta plotësoni-
1 fletëvotimi që përmban pyetjen mbi të cilën do të votoni-
një broshurë që shpjegon pyetjen paraqet argumentet në favor si dhe ato kundër.-
Ja dhe disa këshilla për të votuar në mënyrën e duhur:
- HAPENI ZARFIN ME KUJDES (shih figurën). Zarfi i votimit nuk hapet si çdo zarf tjetër.
Kthejeni prapa, do shihni një shirit (pour ouvrir tirer ici). Shkëputeni me kujdes deri në fund. Ruajeni këtë zarf se më vonë do të vendosni aty brenda zarfin rozë (i cili përmban vetëm fletëvotimin dhe mbyllet) se bashku me kartën e votuesit të plotësuar.
Me këtë zarf mund të votoni në lokalin e votimit ose përmes postës.
- DOKUMENTAT E VOTIMIT TRAJTOHEN ME KUJDES. Mos shkruani asgjë tjetër përveç përgjigjes, përndryshe fletëvotimi mund të bëhet i pavlefshëm. Nuk dëshironi të votoni? Në këtë rast duhet ta grisni materialin e votimit që të mos përdoret padrejtësisht nga dikush tjetër. Në Zvicër materiali i votimit ju vjen automatikisht në banesë dhe mund të votoni sipas dëshirës ose në lokal të votimit ose përmes postës. Kjo është shumë komode, por njëkohësisht kërkon që secili prej nesh të respektojë rregullat: vota është personale dhe sekrete.
- PYETJA MBI TË CILËN DO TË VOTONI. Pyetja është nëse ju jeni dakort ose jo me vendimin e Këshillit Municipal të Qytetit të Gjenevës i cili ka aprovuar kredinë për rinovimin dhe zmadhimin e Muzeumit të Artit dhe Historisë2. Shënoni kutinë “oui” nëse jeni dakort; kutinë “non” nëse jo. Nuk dini si të përgjigjeni? Mund edhe ta ktheni fletëvotimin e bardhë, të paplotësuar, por në këtë rast vota juaj nuk ndikon në rezultat. Eshtë po ashtu e mundshme të mos votoni – nuk do të gjobiteni për këtë. Mosdhënja e mendimit ndërkohë që ju pyesin……rast i humbur.
- INFORMACION. Pyetja ju duket e vështirë? Ende nuk i keni kuptuar të gjithë argumentat? Mos harroni të lexoni shpjegimet e përmbledhura në broshurën që keni marrë, si ato në favor ashtu edhe ato kundër. Lexoni ose dëgjoni mediat. Ende i pavendosur? Pyesni rreth jush: kolegë, shokë, të afërm. Keni besim tek një parti ose personalitet? Atëherë shihni se çfarë këshillojnë ata për këtë votim? Rekomandimet e partive dhe grupeve të ndryshme janë përmbledhur në faqen 14 të broshurës.
Pyesni, informohuni dhe në fund të fundit votoni siç ju dikton ndërgjegja.
2 Teksti i plotë i pyetjes (përkthim): ” A pranoni ju vendimin I-IV (PR 1073) e Këshillit Municipal të Qytetit të Gjenevës të 20 majit 2015 që autorizon dhënjen e kredive për një total bruto prej 131 421 500 F për restaurimin dhe zmadhimin e Muzeut të Artit dhe të Historisë (prej kësaj shume zbriten 67 500 000 F të cilat janë siguruar përmes një subvencioni dhe financimit nga një palë e tretë, kështu që mbetet një total net prej 63 921 500 F) ?”
UNIVERSITETI POPULLOR SHQIPTAR I GJENEVËS
E-Diaspora
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary” Sopranoja me origjinë shqiptare, Ana Naqe, ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, duke...
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
-
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi