Shkurt.ch
Luzerni shpërndan fletushka me rregulla të mirësjelljes për azilkërkuesit
Një javë para fillimit të karnavaleve, kantoni Lucern ka shpërndarë në qendrat e azilit fletushka me rregullat se si duhet të sillen azilkërkuesit. Kjo vjen nga frika që është shkaktuar nga sulmet e fundit mbi gratë në Gjermani.
Fletëpalosja vjen nga shërbimet shëndetësore dhe sociale të Kantonit të Lucernit. Fletushka përmban 20 fotografi me tekste të shkurtra përcjellëse të rregullave themelore për të jetuar së bashku në Zvicër. Këto fletushka janë dorëzuar në këto ditë në qendrat kantonale të azilit.
Bëhet fjalë për sundimin e ligjit, barazinë midis burrave dhe grave, të drejtat e fëmijëve dhe mbi standardet në jetën publike. Një prej rregullave është se dhuna seksuale është e ndaluar. Edhe aktet seksuale mes të rriturve dhe fëmijëve nën moshën 16 vjeç janë të dënueshme.
Fletushkat janë fillimisht në dispozicion vetëm në gjermanisht, por do të përkthehen edhe në gjuhë të tjera.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











