E-Diaspora
Astrit Alihajdaraj shfaqet në filmin “Soko…” në ZDF
Pas suksesit që kishte seriali e filmit Soko Kitzbuhel -Erlösung në ORF vitin e kaluar, sonte prej orës 18.05 – 19.00 , ky serial do të transmetohet edhe në televizionin gjerman ZDF.
Në një nga rolet kryesore në këtë serial do ta këtë edhe aktori shqiptar i cili jeton në Vjenë të Austrisë, Astrit Alihajdaraj.
Djaloshi nga Istogu në këtë serial luan rolin e një investori shumë të pasur hotelesh.
“ Seriali është prodhim i televizioneve ORF të Austrisë dhe ZDF. Preimiera e këtij seriali ka qenë verën e kaluar në ORF, ndërsa sonte do të shfaqet në televizionin gjerman ZDF duke filluar prej orës 18.05”, ka thënë Astriti për “albinfo.ch”.
Ndërkohë, aktori i njohur shqiptar në Austri është i angazhuar edhe më shfaqje teatrale. Aktualisht është pjesë e shfaqjes “Atmen” premiera e së cilës është dhënë më 11 janar dhe do të qëndrojë në repertorin e teatrit Theater Drachengasse të Vjenës deri më 6 shkurt.
“Kjo shfaqje është e autorit Duncan Macmillan. Një shfaqje vetëm me dy personazhe. Një çift modern i kohëve te sotit që jeton në një qytet të madh dhe i cili ballafaqohet më të ardhmen e tyre: të martohen? të kanë fëmijë? si dhe ruajtja e ambientit është temë prezente në këtë shfaqje”, thotë Astriti për albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë ai është i angazhuar edhe në Musikllin “Call me Madam” në Luxembourg që do prezantohet nesër dhe pas nesër atje. “Edhe ne Musicel jam me një rol kryesor, në rolin e Cosmo Constantine, kryeminister i Lichtenburgut. (Emer ky ne shfaqje qe ne realitet ishte Luxemburg)”, thotë aktori Alihajdaraj.

Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












