E-Diaspora
Zvicra, 5.5 milionë € për nxitjen e demokracisë në Shqipëri
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Zvicrës kanë nënshkruar sot një marrëveshje në Tiranë, me të cilën jepen 5.5 milionë euro për të promovuar demokracinë vendore dhe aksionet civile.
Marrëveshjen e ka nënshkruar sot në Tiranë zëvëndësryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi dhe ambasadori zviceran, Christoph Graf.
Kjo nismë e fundit quhet “Lëviz Albania” dhe synon të përmirësojë ndërveprimin e qytetarëve me qeverinë vendore dhe të rrisë transparencën dhe llogari-dhënien nga ana e qeverisë vendore dhe qendrore.
“E gjithë demokracia është vendore. Demokracia fillon në nivel vendor, që do të thotë në qytetet, fshatrat dhe lagjet tona”, tha ambasadori zviceran, Christoph Graf gjatë ceremonisë së hapjes, raportojnë mediat në Tiranë.
Ai i bëri thirrje grupeve civile, organizatave jo-qeveritare, medias dhe aktorëve të pavarur që të afrohen me projektin për financim nëse kanë ide dhe propozime, të cilat rrisin transparencën dhe qeverisjen e mirë.
“Është koha që organizatat civile dhe grupet e qytetarëve në Shqipëri të lëvizin nga pozita e apatisë, e ankesave vetëm nëpër kafene apo e pjesëmarrjes vetëm në salla konferencash. Një demokraci e shëndetshme kërkon ushtrimin e kontrolleve, llogarive, dhe madje edhe të presionit atëherë kur nevojiten zgjidhje. Kur qytetarët nga çdo fshat, komunitet apo rajon të gjejnë mënyra për t’u shprehur dhe të ndihen të dëgjuar nga autoritetet, atëherë do ta dimë që demokracia po funksionon”, tha më tutje doplomati zviceran.
Ndërsa zëvëndësryeministri I Shqipërisë, Niko Peleshi vuri theksin tek roli i rëndësishëm që luan shoqëria civile në forcimin e demokracisë në vend, veçanërisht demokracisë vendore. Një bashkëpunim ndërmjet qeverisë qendrore, pushtetit lokal dhe shoqërisë civile e komunitetit në tërësi, do të sillte një adresim më të mirë të problemeve që ka shoqëria jonë.
Ai i bëri thirrje qeverisë lokale që të jetë më e përgjegjshme ndaj komunitetit dhe më e hapur ndaj shoqërisë civile.
Në fjalën e tij ai gjithashtu falënderoi Ambasadën e Zvicrës për grantin prej 6 milion frangash zvicerane si një kontribut i rëndësishëm, por jo i vetmi i tyre, duke theksuar rëndësinë e projektit “LëvizAlbania” në pjesëmarrjen e shoqërisë civile në projektet, të cilat kanë për qëllim rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së pushteti lokal.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












