Shkurt.ch
Bora shkakton telashet e para në trafik
Në mëngjesin e sotëm bora ka shkaktuar pengesa në komunikacionin rrugor në pjesë të ndryshme të Zvicrës
Edhe zviceranët di t`i «befasojë» bora në dimër! Në një kohë kur ështe pritur me padurim, ajo, bora që sapo ka filluar të bjerë, ka shkaktuar telashe të konsiderueshme në trafik. Reshjet e borës që aty-këtu në zonat malore patën filluar më 1 janar, dje dhe sot kanë «zbritur» edhe në ultësira.
Në mëngjesin e sotëm bora ka shkaktuar pengesa në komunikacionin rrugor në pjesë të ndryshme të Zvicrës. Kështu, një numër rrugësh në Valis, Berner Oberland dhe në Graubünden janë mbuluar nga bora. Ndërkaq rruga në qafën San Bernardino është ndaluar për kamionë. Atyre u ndërpritet rruga nga të dy anët e San Bernardinos, në Chur dhe në Mesocco, njofton srf.ch. Rrugët janë në shumë vende të mbuluara nga bora.
Nga ana tjetër, aq sa i ka shkaktuar telashe komunikacionit, bora e re ka gëzuar qendrat e sporteve dimërore.
Sipas institutit për kërkime të borës dhe të ortiqeve, borë ka reshur gjithandej në malet e Zvicrës por më së shumti në Valisin e ulët.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











