Lajme
Die Presse: Patriarku serb kërkon që Kosova të mbrohet me dhunë
Gazeta prestigjioze austriake "Die Presse“ ka raportuar për çmendurinë e radhës të Patriarkut serb, Irinej. Këtë herë ai ka thënë se Kosovën duhet mbrojtur me çdo kusht, qoftë edhe me dhunë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej kërkon për të mbrojtur me të gjitha forcat interesat serbe në Kosovë. “E vërteta duhet për fat të keq të mbrohet edhe me dhunë”, ka thënë Irinej të shtunën për gazetën serbe të Kosovës “Jedinstvo”, shkruan gazeta austriake “Die Presse”.
“Ne i lutemi Zotit që kurrë më të mos humbim pjesë të vendit tonë, ne duhet t` i mbrojmë ato qoftë edhe me dhunë”.
Kosova e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë, para tetë viteve është shpallur e pavarur dhe deri më tash është njohur nga më shumë se100 shtete të huaja, shkruan e përditshmja austriake, përcjell albinfo.ch.
“Serbia dhe kisha e saj, Kosovën e konsiderojnë vendin më të shenjtë të saj, ku çdo pëllëmbë e tokës është e lagur me gjakun e bijve më të mirë, vajzave dhe fëmijëve të popullit tonë”, ka thënë patriarku.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














