E-Diaspora
Një shqiptar vdes në vendin e punës në Itali
Një shqiptar, i cili jetonte dhe punonte në Itali, ka humbur jetën në vendin e punës. 40-vjeçari Alban Hadri, banues afër një vendi të vogël në afërsi të Bolzanos së Italisë, derisa ishte duke punuar është rrëzuar nga një dritare prej shtatë metrave, nga ku ka marrë lëndime të rënda. Kolegët e tij të punës kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë për t’i dalë në ndihmë të lënduarit, shkruan sudtirolnews.it. përcjell albinfo.ch
Ai u dërgua me helikopter në Bolzano për t’iu nënshtruar kontrollit intensiv në spital. Por, me sa duket, të gjitha përpjekjet ishin të kota. Të martën 40-vjeçari shqiptar ndërroi jetë, përcjell albinfo.ch.
Alban Hadri ka lënë gruan dhe dy fëmijë.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













