Shkurt.ch
Gjendet arsenal i madh armësh te një shtetas italian
Policia Kantonale e Tesinës ka arrestuar të enjten një shtetas italian me qëndrim në regjionin e Luganos, me dyshimin se ka bërë shkelje të rëndë të ligjit mbi armëmbajtjen.
Në banesën e italianit janë gjetur 40 armë zjarri, një numër armësh të ftohta dhe 130 kilogramë municion. Siç bën të ditur policia, personi në fjalë nuk ka pasur dëshmi për posedimin e armëve dhe municionit dhe as çfarëdo leje për to.
Me rastin e një bastisjeje tjetër në po këtë regjion, policia ka konfiskuar te një tregtar armësh edhe rreth 130 armë zjarri, një granatë të ushtrisë zvicerane dhe një taser (armë elektroshok).
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











