Integrimi
94 për qind më pak kërkesa azili nga Kosova
Autoritetet gjermane në fillim të shkurtit regjistronin deri nga 1500 azilkërkues nga Kosova në ditë, në muajin prill ky numër ka rënë në më pak se 100 persona në ditë
Numri i azilkërkuesve nga Kosova po shënon rënie të theksuar. „Njerëzit e kanë kuptuar se sistemi gjerman i azilit nuk është zgjidhje për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në Kosovë“ ka thënë për gazetën „Rheinische Post“ kryetari i Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, Manfred Schmidt.
Pasi që autoritetet gjermane në fillim të shkurtit regjistronin deri nga 1500 azilkërkues nga Kosova në ditë, në muajin prill ky numër ka rënë në më pak se 100 persona në ditë. Kjo nënkupton një ulje prej 94 për qind të numrit nga shkurti në prill.
„Fakti se tashmë vetëm pak njerëz vijnë në Gjermani nga Kosova për të kërkuar azil pa pasur shans për sukses, tregon se përpunimi me përqëndrim të shtuar i kërkesave të kosovarëve për azil dhe masat e ndërmarra të informimit në vendin e prejardhjes, kanë dhënë rezultat“, ka thënë Schmidt.
Rënia e madhe e numrave ka filluar që në muajin mars, kur mesatarisht janë paraqitur për azil nga 150 kosovarë në ditë, njofton Zyra për Migracion dhe transmeton albinfo.ch. Ndërkaq në mars janë regjistruar gjithsej 32054 kërkesa azili, prej të cilave më së shumti nga Kosova, gjegjësisht 11729 sosh. Por sipas zyrës së përmendur, në këtë numër janë llogaritur edhe shumë kërkesa të ardhura gjatë janarit dhe shkurtit që nuk janë pranuar për përpunim në kohën kur janë paraqitur.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe e specializuar në Gjinekologji dhe Obstetrikë në... -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat











