Integrimi
90 për qind të të dëbuarve, nga Kosova e Shqipëria
Pothuaj të gjithë refugjatët me vendim për dëbim kanë qenë shqiptarë: 52 nga Kosova, 33 nga Shqipëria dhe 6 nga Somalia
Në landin gjerman (republikën) të Hesenit gjatë katër muajve të fundit ka pasur një rritje të madhe të numrit të refugjatëve të mbajtur në burgjet për dëbim nga Gjermania, shkruan die welt..
Sipas ministrit të brendshëm Peter Beuth i cili i është përgjigjur një pyetjeje në parlamentin e landit, nga janari deri në fund të prillit të vitit 2016 në burgjet në fjalë kanë qëndruar 55 azilkërkues të refuzuar, transmeton albinfo.ch. Dhe ky është një shtim i madh kur dihet se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë vetëm 5.
Koha mesatare e qëndrimit në këto burgje është 13 ditë, ka plotësuar Beuth ndërsa kostoja e mbajtjes së tyre ka qenë 200 mijë euro. Në asnjërin rast nuk ka qenë fjala për të mitur.
Gjithsej gjatë periudhës së përmendur u është caktuar vendimi për burgun për dëbim 103 azilkërkuesve.
Është me interes të theksohet se pothuaj të gjithë refugjatët me vendim për dëbim kanë qenë shqiptarë: 52 nga Kosova, 33 nga Shqipëria dhe 6 nga Somalia.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











