Shkurt.ch
72% të zviceranëve nuk duan rroga pa punuar!
Vetëm në mesin e simpatizantëve të Partisë së Gjelbër ka një shumicë që do të votonte pro iniciativës, gjegjësisht 61%. Madje edhe në Partinë socialdemokrate (SP/PS) kundër iniciativës do të ishin 49 për qind ndërsa në favor të saj 43%
Sikur të votohej sot (e do të votohet jo larg, më 5 qershor), iniciativa për dhënien e pagave pa punuar do të kundërshtohej nga 72 për qind e zviceranëve. Iniciativa që zyrtarisht quhet “për të ardhurat bazike të pakushtëzuara”, sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik GFS do të përkrahej nga vetëm 24 për qind e zviceranëve me të drejtë vote., raportojnë mediat zvicerane.
Megjithatë, sipas GFS formësimi i qëndrimit kundër pritet të avancojë edhe më shumë, dhe për këtë arsye “gjithçka po flet për një Jo bindëse të dielën e referendumit, më 5 qershor”, transmeton albinfo.ch. Më tutje realizuesit e sondazhit thonë se argumenti më i rëndësishëm kundër iniciativës është ai se me të ardhurat bazë të pakushtëzuara nga puna, njerëzve do t`u mungojë joshja për të punuar.
Është interesante se vetëm në mesin e simpatizantëve të Partisë së Gjelbër ka një shumicë që do të votonte pro iniciativës, gjegjësisht 61%. Madje edhe në Partinë socialdemokrate (SP/PS) kundër iniciativës do të ishin 49 për qind ndërsa në favor të saj 43%.
Ndërsa është fare e qartë se përqindja shumë e lartë e kundërshtarëve të pagave pa punë janë partitë e djathta, që duket se do të jenë edhe përcaktuese për dështimin e iniciativës, përcjell albinfo.ch. Kështu, 91% e ithtarëve të CVP/PDC-së do të votonin kundër. Ngjashëm, 85% kundër do të ishin votuesit e SVP/UDC-së dhe 82% ata të FDP/PLR-së.
Rreth kësaj iniciative qëkur është lansuar, ka pasur një debat të gjallë në të cilin ka mbizotëruar pala që e ka kundërshtuar atë. Në një votim të zhvilluar në parlament verën e kaluar, në favor të saj kanë votuar vetëm 14 deputetë.
Ndërkaq javëve të fundit ka qarkulluar një sondazh sipas të cilit është shënuar një rritje e dukshme e pranueshmërisë së iniciativës. Sipas tij, në Zvicrën Frankofone madje janë më të shumtë votuesit pro se sa ata kundër.
Ditë më parë, autori i ësaj iniciative me një deklarim të tij ka futur pasiguri edhe në mesin e votuesve potencialë pro. Ai ka thënë se “edhe po të fitojë në referendum, kjo iniciativë nuk ka mundësi të zbatimit praktik të shpejtë, shkruan albinfo.ch. Ajo mund të funksionojë vetëm nëse për një rregullim të ngjashëm të kësaj çështjeje do të vendosnin edhe shhtetet e BE-së, fqinje të Zvicrës-
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












