CH-Ballkani
7 milionë nga Zvicra për të zgjidhur problemin e mbeturinave në Pollog
Çështja e mbeturinave në rajonin e Pollogut në Maqedoni pritet të zgjidhet përfundimisht përmes një projekti zviceran dhe UNDP-së. Në bazë të marrëveshjes, Qeveria Zvicerane do të lëshojë një grant prej 7 milion eurosh për rinovimin e deponisë në Rusino të Gostivarit. Këtë ditë më parë e bënë të ditur Ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.
« Nuk është shkuar me koncesion por me projekt shtetëror përmes një agjencie zvicerane dhe ne i falënderojmë që e kanë pa të udhës të investojnë sepse është një projekt shumë i shtrenjtë» deklaroi për alsat m Teuta Arifi , kryetare e komunës së Tetovës.
Megjithatë as Ameti dhe Arifi nuk sqaruan nëse përmes këtij investimi do të zgjidhet përfundimisht problemi me mbeturinat në rajonin e Pollogut.
«Standardizimi i deponisë nënkupton ndërtimin e shumë objekteve, kaptazheve për trajtim të ujërave të zeza dhe mbeturinave e kështu me radhë, pra një zgjidhje afatgjate për deponinë – nënvizoi Bashkim Ameti.
Rajoni i Pollogut për vite të tëra po përballet me pika joligjore të grumbullimit të mbeturinave, një pjesë e të cilave, shpesh kanë përfunduar nëpër fushat e Pollogut.
Hapja e tenderit për marrjen e ofertës më të mirë ka ndodhur dy herë para 2 vitesh, por pa u sqaruar asnjëherë si duhet, tenderi është mbyllur, ndërsa konkurruesit, veçanërisht kompania gjermane Hinkel, si ofertuesi më i mirë, nuk ka fituar tenderin për shkak të neglizhencës së krerëve të Komunave të Pollogut.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











