Tematike
Ligji Covid ka fituar mbështetjen e 62% të zviceranëve
Dy kantonet e vetme që refuzuan ligjin - Schwyz dhe Appenzell Innerrhoden - kanë norma vaksinimi që janë shumë nën mesataren
Ligji Covid pranohet nga 62 për qind e zviceranëve që votuan sot ndërsa 38 për qind e refuzojnë ligjin. Schwyz dhe Appenzell Innerrhoden janë kantonet e vetme që kanë votuar kundër. Mbështetësit e ligjit të propozuar nga qeveria, janë të lehtësuar, edhepse të gjitha sondazhet flisnin për fitoren e tyre
Sipas Lukas Golder nga gfs.bern, fushata në shkallë të gjerë për Jo ka mobilizuar kësaj radhe edhe palën për Po, e cila është shumica, shkruan srf.ch. “Sigurisht, shumica e njerëzve në Zvicër nuk e mbështesin SVP-në, dhe ka më shumë njerëz që i besojnë qeverisë, dhe së fundi, ka më shumë persona të vaksinuar se të pavaksinuar”, transmeton albinfo.ch. Kështu, kjo mazhorancë u mobilizua pak më shumë sot, thotë Golder.
Pavarësisht nga kundërfushata masive, pragmatizmi ka fituar epërsi, thotë e lehtësuar Marianne Binder, anëtare e Komitetit Qendror Pro, të Aargaut.
Presidenti i FDP Thierry Burkart (AG) është gjithashtu i kënaqur për pranimin e qartë të ligjit Covid. Me certifikatën Covid, ligji përmban një instrument të rëndësishëm për të garantuar disa liri gjatë pandemisë. Burkart beson se kjo është arsyeja pse edhe më shumë votues vendosën për Po, në kutinë e votimit sesa në votimin e fundit për ligjin Covid në qershor.
Zhgënjim midis kundërshtarëve
Komiteti humbës (ai për Jo) një arsye për pranimin e projektligjit e sheh në “mënyrën mashtruese” të shtrimit të pyetjes në referendum. Megjithatë, sipas zëdhënësit Josef Ender, komiteti do të pranojë rezultatin e votimit “për mirë ose për keq”.
Votimi pro i elektoratit nuk e ndryshoi faktin që ligji shkel dhjetë nene të kushtetutës federale, thotë Ender për SRF. Prandaj ata do të vazhdojnë të luftojnë kundër ligjit.
Shkalla e miratimit të ligjit, pothuajse identike me kuotën e vaksinimit
Rezultatet kantonale janë pothuajse në përputhje me normat e vaksinimit në po ato kantone. Dy kantonet që refuzuan ligjin – Schwyz dhe Appenzell Innerrhoden – kanë norma vaksinimi që janë shumë nën mesataren, përcjell albinfo.ch. Innerrhoden është deri tani kantoni me përqindjen më të ulët të imunizuar të popullsisë, me vetëm 54.11 përqind të të vaksinuarve plotësisht.
Kjo është 11,37 pikë përqindjeje nën mesataren kombëtare prej 65,48 përqind (në 24 nëntor 2021 sipas BAG). Me vetëm 44.2 për qind po ndaj Ligjit Covid, kantoni është madje 17.8 pikë përqindje nën mesataren zvicerane.
Në skajin e kundërt, Basel-Stadt është në krye të numrit të vaksinimeve por edhe të votimit Pro: me 69.11 për qind të njerëzve që janë vaksinuar dy herë, ky kanton është për 3.63 pikë përqindje mbi mesataren kombëtare. Me 70.6 për qind pro ligjit, rezultati i votimit është 8.6 pikë përqindje mbi mesataren.
Rezultati përfundimtar nga referendumi i mbajtur më 28.11.2021
PO: 62.0% ose 2 222 373 vota
JO: 38.0% ose 1 361 284 vota
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













