Kosova
Më 6 dhjetor mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor
E konfimron Gjermania,
Udine Ruge, këshilltar për çështje evropiane të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, konfirmon se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është shndërruar në prioritetet kryesor të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Referuar deklaratës së kancelarit Scholz më 29 gusht, në samitin e mbajtur në Pragë të Republikës Çeke, këshilltari Ruge rikujton se samiti i së enjtes, në kuadër të Procesit të Berlinit, është pjesë e këtij angazhimi edhe personal të kreut të Qeverisë gjermane.
“Më duhet të theksoj edhe një herë se ky nuk është samit i BE-së, edhe nëse në të marrin pjesë liderët e BE-së”, rikujtoi Ruge, në një konferencë për media të mbajtur në Berlin.
“Ka një proces tjetër që organizohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, më 6 dhjetor”, tha Ruge, raporton RTKlive, duke sqaruar se ai samit organizohet nga BE-ja.
Ai deklaroi se nga samiti në Bërdo në Slloveni në tetor 2021, ka një marrëveshje për mbajtjen një herë në vit të një takimi të nivelit të lartë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Përgatitjet për këtë samit në dhjetor sapo kanë filluar. Këtë po e përmend vetëm për të thënë se samiti i Procesit të Berlinit është ndërthurje”, u shpreh zyrtari i lartë i shtetit gjerman.
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 3 nëntor në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ata do të nënshkruajnë tri marrëveshje, të cilat vlerësohet si i japin dinamikë të re gjendjes aktuale në këtë rajon.
Marrëveshjet që do të nënshkruhen janë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, pastaj njohjen reciproke të diplomave universitare si edhe të kualifikimeve profesionale.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











