Storje Suksesi
Ylli, një arkitekt pa kufij
1/4 Katër portretet e veçanta që do të sjellim përmes këtyre reportazheve janë histori frymëzuese. Ylli, Zana, Rrezearti dhe Blerinda rrëfejnë se si kanë gjetur forcën e nuk e kanë humbur asnjëherë besimin për të ndjekur ëndrrat e tyre në Kosovë. Përmes kësaj pune modeste, qëllimi ynë është të vëmë në pah punën e palodhshme dhe pa shumë bujë të këtyre grave e burrave të cilët bashkë edhe me të tjerë si ta kontribuojnë në transformimin e vendit dhe të shoqërisë kosovare.
Të guxosh të ëndërrosh në Kosovë, do të thotë të kesh besim në aftësitë e popullit kosovar. Përmes këtij reportazhi, Ylli Shaqiri na shëtit rrugicave të fëmijërisë së tij, kujtime të bukura nga vitet e tij studentore për të na dërguar pastaj në studion e tij të arkitekturës “Centimetri”, themeluar në vitin 2005, ku ai realizon projektet e tij që tashmë janë me qindra. Me profesion arkitekt e me një pasion të madh për muzikën, Ylli është fort i ndjeshëm kur vjen puna te vendi i tij, të cilit ai ia arsyeton të gjitha problemet në emër të mungesës së përvojës. Në këtë vend, Ylli është një ndër shembujt se si mund të jesh i suksesshëm edhe pa e braktisur atë.
E sot, ngaqë ai dhe miqtë e tij kanë guxuar të ëndërrojnë në Kosovë, “Centimetri”, ky grup roku i shndërruar në studio arkitekture, përshkon me qindra mijëra kilometra rreth e përqark botës përmes projekteve të tyre që ngjizen në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Storje Suksesi
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













