Shkurt.ch
545 mijë franga për person: Kjo është pasuria mesatare e zviceranëve
Mirëpo mesatarja e përmendur fsheh brenda vetes pabarazinë reale që ekziston në ndarjen e pasurisë në Zvicër. Kjo për faktin se pasuria e madhe e një numri të vogël është ajo që e rrit mesataren e përgjithshme
Zviceranët vazhdojnë të posedojnë më së shumti pasuri për kokë banori në gjithë botën. Me 567 mijë dollarë (ose 545.000 franga) ata janë të parët me një distancë të madhe me shtetasit e Zelandës të cilët posedojnë nga 400 mijë dollarë për kokë.
Sipas një studimi të realizuar nga Global Wealth Report (pjesë e Credit Suisse) nga viti 2000 e deri sot pasuria mesatare e zviceranëve është rritur për 144 për qind. Por pjesa më e madhe e kësaj rritjeje i referohet forcimit të frangut ndaj dollarit, konstaton studimi.
Si kriter për vlerësimin pasurisë, studimi në fjalë ka marrë të gjitha investimet e kapitalit ashtu si dhe gjërat me vlerë dhe patundshmëritë në dispozicion. Ndërsa borxhet janë hequr nga kjo shumë dhe fondet private të sigurimit janë përfshirë po ashtu ndërkohë që fondi pensionist shtetëror përjashtohet nga llogaritja.
Mirëpo mesatarja e përmendur fsheh brenda vetes pabarazinë reale që ekziston në ndarjen e pasurisë në Zvicër. Kjo për faktin se pasuria e madhe e një numri të vogël është ajo që e rrit mesataren e përgjithshme. Madje në Zvicër, ndryshe nga ajo që ka ndodhur në një numër vendesh, nuk ka pasur ngushtim të jazit në mes të të pasurve dhe të varfërve. Kështu, nga mesi i vitit 2014 deri në mesin e vitit 2015 në Zvicër jetonin 3800 persona me pasuri më të madhe se 50 milionë dollarë secili. Ndërsa 1500 prej tyre madje kishin më shumë se nga 100 milionë dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












