Integrimi
Dy të rinj shqiptarë, 535 ditë pa leje në Gjermani
Sipas rregullave ata do të duhej të lëshonin zonën e shengenit më së largu më datën 13.03.2015. Por, ata kishin vazhduar qëndrimin e tyre deri më datën 29.08.2016
Gjatë kontrollit të pasagjerëve të fluturimit për në Beograd, policia kontrollore në Aeroportin e Stutgartit ndaloi të hënën e kaluar dy shtetas shqiptarë.
Dy të rinjtë e moshës 18 vjeçare ishin të pajisur më pasaporta shqiptare dhe raportohet se kishin qëndruar në Gjermani më shumë se sa e kishin të drejtën në vizën shengen prej 90 ditësh, gjegjësisht 180 ditësh, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane.
Pas një shqyrtimi përfundimtar të dokumenteve nga ana e zyrtarëve, doli se ata kishin hyrë në territorin e Gjermanisë më datën 14.12.2014.
Sipas rregullave ata do të duhej të lëshonin zonën e shengenit më së largu më datën 13.03.2015. Por, ata kishin vazhduar qëndrimin e tyre deri më datën 29.08.2016, përcjell “albinfo.ch”.
Pra, që të dy 18 vjeçare kishin qëndruar ilegalisht për 535 ditë. Si përfundim atyre iu lejua të bëhet kthimi në vendlindjen e tyre ndërsa për qëndrimin ilegal, iu shqiptuan dënimet sipas rregullores së shengenit.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










