Kriza në Ukrainë
50 mijë dronë sulmues për Ukrainën po financohen nga Gjermania
Një porosi që shënon një nga blerjet më të mëdha të njohura të dronëve për Kievin nga një qeveri perëndimore, janë 50 mijë dronë sulmues për Ukrainën, të cilët po financohen nga Gjermania.
Porosia e dronëve sulmues përfshin dronët “Shrike” të prodhuar nga prodhuesi i madh ukrainas SkyFall dhe të pajisur me softuer nga firma amerikane e teknologjisë së mbrojtjes Auteron, të projektuar për të ndjekur dhe goditur në mënyrë autonome objektiva lëvizëse në fazën e fundit të fluturimit, transmeton albinfo.ch.
Shefi ekzekutiv i Auteron, Lorenz Meier, ka konfirmuar për Reuters madhësinë e kontratës, duke shtuar se ajo vlente rreth 90 milionë euro dhe ishte financuar nga një vend evropian.
Meier ka deklaruar se disa nga dronët tashmë i ishin dorëzuar qeverisë së Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër duhet të dërgohej këtë vit. SkyFall ka konfirmuar përfshirjen e Gjermanisë, por ka shtuar se kompania nuk mund të komentonte mbi detajet e blerjes.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














