Shkurt.ch
5 ministra i drejtohen popullit për nder të 1 Gushtit
Me një formë të veçantë të fjalimit të 1 Gushtit është dalluar ministri i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann. Ai, në fjalimin e tij të mbajtur në Eschenz (Thurgau) i është drejtuar me një email fiktiv Vilhelm Telit
Në mbrëmjen para 1 Gushtit, festës nacionale të Zvicrës, pesë nga shtatë krerët e Këshillit Federal i janë drejtuar popullit me fjalimet e tyre festive.
Presidentja e federatës, Doris Leuthard ka mbajtur fjalën e saj në Lucern, ku është shprehur lidhur me çështjen e BE-së. Ministri i financave, Ueli Maurer në fjalën e tij të mbajtur në Gluringen (Valis) është marrë po ashtu me BE-në dhe ka kritikuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Ndërkaq, me një formë të veçantë të fjalimit të 1 Gushtit është dalluar ministri i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann. Ai, në fjalimin e tij të mbajtur në Eschenz (Thurgau) i është drejtuar me një email fiktiv Vilhelm Telit.
Ministrja e Drejtësisë dhe Policisë, Simonetta Sommaruga është paraqitur me fjalimin e saj më Val-de-Travers (Neuchatel), ndërsa ministri i brendshëm dhe i kulturës, Alain Berset ka folur në Julierpass (Graubünden) në kuadrin e festivalit kulturor në Origen.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












