Lajme
5 mijë raste me koronavirus brenda ditës në New York
Nju-Jorku është epiqendra e infektimit nga koronavirusi, sepse atje janë regjistruar një e treta e personave pozitivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa virusi po përhapet pesë herë më shpejt se sa në pjesët e tjera të vendit.
“Një në një mijë banorë të Nju-Jorkut tashmë është infektuar”, deklaroi koordinatorja e Grupit punues për luftë kundër koronavirusit Debora Briks.
Dendësia e popullatës është një ndër problemet në qytet, transmetojnë mediet amerikane, duke theksuar se në Nju-Jork tani ka përqindje më të madhe të të infektuarve sesa në Itali.
Arsyet për këtë, siç theksojnë, janë rrëmuja në trafik, parqet e stërmbushura publike dhe ndërtesat e mbipopulluara.
Guvernatori i shtetit të Nju-Jorkut, Endru Kuomo i urdhëroi spitalet menjëherë t’i rrisin kapacitetet për pranimin e të infektuarve me 50%.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5.000 raste të reja, me çfarë numri i të infektuarve është rritur në 21.689 në rajonin më të gjerë të qytetit, derisa vetëm në qytet ka 13.119 persona të infektuar.
Nga COVID-19 në Nju-Jork deri mbrëmë kanë vdekur 125 persona.
Guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, paralajmëroi sot në një konferencë për shtyp se ajo që po ndodh me Nju-Jorkun do të përfundojë, duke ndodhur edhe me shtetin e Kalifornisë, Uashingtonin dhe Illinoisin, sipas CBSNews.
Cuomo theksoi se rritja e rasteve në Nju-Jork nuk është “një fenomen i Nju-Jorkut” dhe se njerëzit në të gjithë vendin duhet të presin një rritje të ngjashme.
“Ku jemi sot, do të jeni ju në tri, katër, pesë ose gjashtë javë më vonë. Ne jemi e ardhmja juaj dhe ajo që ne bëjmë këtu do të përcaktojë kursin për atë që bëjmë në qytetin dhe në komunitetin tuaj”, vazhdoi ai.
Nju-Jorku i ka rritur testimet për COVID-19 dhe po e shndërron një qendër kongresesh në një qendër trajtimi për pacientët me koronavirus.
“Unë po ju kërkoj të ndihmoni Nju Jorkun që të ndihmoni veten”, tha Cuomo.
Shtetet po luftojnë për të përballuar mungesën e maskave dhe ventilatorëve N95, midis pajisjeve të tjera mjekësore.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Cuomo theksoi se qeveria federale duhet t’i shpërndajë ventilatorët në bazë të nevojës dhe se Nju-Jorku kishte nevojë tani për ato.
Ai shtoi se pasi Nju-Jorku të kalojë kulmin e kësaj pandemie, do t’i shpërndajë ventilatorët kudo që do të duhen.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












