Shkurt.ch
4500 kamionë më tepër rrugëve të Zvicrës
Gjatë muajit gusht ka pasur një rritje prej 6 për qind të numrit të kamionëve që kanë kaluar përmes tunelit Gotthard dhe 7 për qind përmes San Bernardinos
Bllokimi i aksit hekurudhor veri-jug në Gjermani ka bërë që një pjesë e madhe e mallrave nga Gjermania që përmes Zvicrës kalojnë drejt Evropës së Jugut, të transportohen me kamionë. Kështu, ndërmarrjet hekurudhore po humbasin për çdo ditë numër të madh porosish për transport mallrash në këtë relacion, shkruan srf.ch.
Nga na tjetër, siç bën të ditur Zyra Federale e Zvicrës për Komunikacion Rrugor, Astra, gjatë kësaj kohe po përfiton transporti përmes kamionëve, transmeton albinfo.ch. Sipas zyrës në fjalë, gjatë muajit gusht ka pasur një rritje prej 6 për qind të numrit të kamionëve që kanë kaluar përmes tunelit Gotthard dhe 7 për qind përmes San Bernardinos.
Kjo, e përkthyer në shifra, tregon se vetëm gjatë gushtit, 4500 kamionë më tepër se në kushtet normale kanë kaluar në rrugët e Zvicrës në linjat e përmendura.
Megjithatë, ende nuk mund të dihen përmasat e sakta të rritjes së qarkullimit të kamionëve nëpër rrugët zvicerane. Po kështu nuk dihet saktësisht numri i porosive që ndërmarrjet hekurudhore kanë humbur gjatë periudhës sa po zgjat bllokimi, përcjell albinfo.ch. Më 4 tetor pritet që të hiqen pengesat në Gjermani dhe që trenat të qarkullojnë sërish në aksin veri-jug.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












