Tematike
Mes terrorizmit dhe çmendisë: Sulmuesja, zvicerane e konvertuar në islam
Ajo që dihet është se 28 vjeçarja është zvicerane e konvertuar në islam, e martuar më parë me një shtetas të afganistanit, nga i cili pastaj ishte ndarë
Pas aktit të dhunshëm që ndodhi të martën në një qendër tregtare të Luganos, mediat zvicerane merren gjerësisht me autoren e aktit, profilin e saj dhe motivin e krimit.
Ajo që dihet është se 28 vjeçarja është zvicerane e konvertuar në islam, e martuar më parë me një shtetas të afganistanit, nga i cili pastaj ishte ndarë.
Ndërsa mesi ku jeton, në komunën Veccia të Luganos, e njeh kryesisht si grua me probleme psikike.
Kjo duket se është arsyeja që disa media (si SRF) shkruajnë se sulmi i të martës, krahasuar me disa sulme terroriste të kohëve të fundit, nuk kishte tipare të sulmit “klasik terrorist”, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, ekspertë që flasin për këto media, tërheqin vërejtjen që të mos shpejtohet me shpalljen e këtij sulmi si akt terrorist. ekspertë të tjerë e klasifikojnë këtë sulm diku “në mes të terrorizmit dhe çmendisë”.
Familjarët e saj thonë për gazetat zvicerane se e përmendura ndodhej në terapi, transmeton albinfo.ch. Madje, sipas prindërve të saj, pikërisht ndërprerja, kohëve të fundit e terapisë, mund ta ketë çrregulluar 28 vjeçaren deri në atë shkallë sa të bënte krimin që bëri.
Autorja e dyshuar e kishte kontakte me një xhihadist tre vjet më parë dhe ishte përpjekur të udhëtonte në Siri. Por ajo qe ndaluar në kufirin Turko-Sirian dhe qe kthyer në Zvicër nga autoritetet, shkruan gazeta Tages Anzeiger.
Siç raportohet nga Fedpol, ajo, pasi ishte kthyer në Zvicër, ishte pranuar në një institucion psikiatrik.
28-vjeçarja zvicerane është në paraburgim. Prokuroria federale ka hapur procedimin penal kundër saj, përcjell albinfo.ch. Ajo akuzohet për për tentim vrasjeje me dashje dhe dëmtime të rënda trupore. Gjithashtu akuza përfshin edhe shkeljen e Nenit 2 të Ligjit Federal mbi Ndalimin e Al-Kaidës dhe grupeve të Shtetit Islamik (IS).
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Austri
-
Vjena ka investuar 53 milionë euro në infrastrukturën e çiklizmit në 2024 Vjena investoi pothuajse 53 milionë euro në rrugë të reja çiklizmi në vitin 2024, duke shtuar...
-
Çfarë do të thonë për ju shkurtimet buxhetore të Austrisë
-
Një grua austriake është rrëmbyer në Nigeri
-
Zgjerohen zonat e ndalimit të armëve në Vjenë
-
Ndryshimet që blerësit dhe qiramarrësit mund të presin në Austri në vitin 2025