Lajme
4.5 milionë njerëz me koronavirus në tërë botën
Aktualisht ekzistojnë 4,511,360 infeksione të koronavirusit të regjistruar në të gjithë botën
Numri i rasteve të infektuar me koronavirusin zyrtarisht tejkaloi shifrën 4.5 milionë njerëz, gati një e treta e të cilëve janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins, shkruan Albinfo.ch.
Sipas këtij burimi, aktualisht ekzistojnë 4,511,360 infeksione të koronavirusit të regjistruar në të gjithë botën, përcjell Albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, 306.051 vdekje u raportuan nga sëmundja e frymëmarrjes Covid-19 e shkaktuar nga virusi i ri.
Numri më i lartë i rasteve të infeksionit është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 1.432.045, pasuar nga Rusia me 262.843, Britania e Madhe me 238.003 dhe Spanja me 230.1183, Italia me 223.885 dhe Brazili me 208.031 raste të konfirmuara.
Shtetet e Bashkuara janë vendi kryesor në botë për sa i përket vdekjeve, me gati 86.900 njerëz të vdekur, krahasuar me 34.077 të Britanisë, 31.610 të Italisë dhe Francës me rreth 27.500 viktima të koronavirusit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












