Shkurt.ch
36% të zviceranëve, “të shqetësuar” nga prania e të huajve
Urrejtja ndaj myslimanëve në mesin e zviceranëve është e pranishme në shkallën 14% ndërsa ndaj zezakëve, 10% dhe ndaj hebrenjve, 8%
Zyra Federale e Statistikës ka zhvilluar për herë të parë këtë vit ka zhvilluar një anketë të madhe lidhur me bashkëjetesën në Zvicër, gjegjësisht lishur me qëndrimin e zviceranëve ndaj të huajve që jetojnë këtu.
Rezultati më pikant i kësaj ankete është ky: 36 për qind të zviceranëve ose më shumë se një e treta e tyre kanë thënë se ndjehen “të shqetësuar” penguar nga prania e njerëzve që perceptohen si “të ndryshëm”. Dhe si shembull të këtij “ndryshimi”, kanë përmendur nacionalitetin, religjionin dhe ngjyrën e lëkurës, transmeton albinfo.ch.
16 për qind të zviceranëve, siç rezulton nga ky sondazh madje ndihen të kërcënuar nga të huajt, ndërsa 4 për qind ndihen të kërcënuar po ashtu, por prej vetë zviceranëve.
Gjendje e tendosur mbretëron në veçanti në raport me myslimanët. Kështu, 17% të të anketuarve i konsiderojnë të qëlluara deklarimet mbi vetitë negative të myslimanëve, transmeton albinfo.ch. Por kur bëhet fjalë për vetitë negative të hebrenjve, kjo shkallë bie në 12%. Është interesante se lidhur me deklarimet rreth vetive negative të zezakëve, pajtohen vetëm 4%.
Urrejtja ndaj myslimanëve në mesin e zviceranëve është e pranishme në shkallën 14% ndërsa ndaj zezakëve, 10% dhe ndaj hebrenjve, 8%.
Por dukshëm më e lartë se urrejtja ndaj myslimanëve si popullatë (14%), është shkalla e urrejtjes ndaj islamit si fenomen, e cila arrin në 33 për qind.
Megjithatë, shumica e popullatës zvicerane vazhdon të jetë tolerante dhe e hapur ndaj të huajve, përcjell albinfo.ch. Këtë e tregojnë të dhënat në vijim: 56 për qind të zviceranëve janë të bindur se integrimi i të huajve është duke funksionuar mirë. Madje 64 për qind të tyre janë kundër qëndrimit që të huajt të dëbohen në vendet e tyre, në rast të ndonjë krize të papunësisë.
68 për qind kundërshtojnë qëndrimin sipas të cilit të huajt do të ishin fajtorë për rritjen eventuale të shkallës së papunësisë. 60 për qind e të anketuarve e përshëndesin të drejtën e të huajve për bashkim familjar ndërsa 56% janë pro natyralizimit automatik të gjeneratës së dytë. 65% nuk besojnë se të huajt janë fajtorë kur ata ndjehen të pasigurt në rrugë.
Anketa është marrë edhe me përvojat personale lidhur me diskriminimin. 27% të të anketuarve kanë pohuar se gjatë pesë viteve të fundit i janë nënshtruar së paku një herë ndonjë forme diskriminimi mbi bazën e përkatësisë së një grupi (nacional, racor, fetar). 4 për qind kanë pësuar dhunë fizike mbi këtë bazë, 13 % dhunë psikike dhe 21 %, kanë përjetuar diskriminim.
Përkatësia nacionale është më së shpeshti bazë për diskriminim, ose në 54% të rasteve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










