Shkurt.ch
36 të vdekur nga dhuna familjare gjatë vitit 2015
Gjatë vitit të kaluar policia në Zvicër ka ndërhyrë në më shumë se 14 mijë raste të dhunës familjare. Nga kjo shifër rastesh të dhunës janë regjistruar 9195 të akuzuar, 80 për qind prej të cilëve janë meshkuj
Siç bëhet e ditur në një raport të Byrosë Federale për Barazi të gruas me burrin (EBG) të publikuar në një konferencë në Bernë, tri të katërtat e viktimave të dhunës familjare të ndodhura në Zvicër gjatë vitit 2015, kanë qenë femra, shkruan srf.ch.
Gjatë vitit të kaluar policia në Zvicër ka ndërhyrë në më shumë se 14 mijë raste të dhunës familjare, transmeton albinfo.ch. Nga kjo shifër rastesh të dhunës janë regjistruar 9195 të akuzuar, 80 për qind prej të cilëve janë meshkuj.
EB ka tërhequr vërejtjen se shkalla e recidivizmit te dhuna familjare është shumë e lartë. Sipas statistikave përkatëse, secili person që ka ushtruar dhunë brenda familjes dhe është regjistruar, ka ushtruar së paku edhe njëherë më vonë dhunë.
Si pasojë e dhunës familjare gjatë vitit 2015 janë mbytur 36 persona, nga të cilët tetë fëmijë të moshës parashkollore.
Në 25 kantone të Zvicrës ekzistojnë këshillimore për gra dhe burra lidhur me dhunën familjare. Ndërsa në Lucern dhe Valis funksionon madje edhe këshillimi obligativ për rastet me dhunë familjare. Qendra kompetente për këshillimoret kundër dhunës thotë se gjatë vitit 2015 këshilla në këto qendra kanë marrë 1500 persona që kanë ushtruar dhunë familjare.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












