Lajme
Burg me kusht dhe 5 vjet dëbim për shqiptarin që ka vjedhur 1.2 milion CHF
Shqiptari që ka përvetësuar 1.2 milionë franga nga dy fermerë zviceranë dënohet me 34 muaj burg (pjesërisht me kusht) dhe dëbim nga vendi
25-vjeçari shqiptar ka vjedhur gjithsej 1.2 milionë CHF nga dy burra nga regjioni Oberland i Cyrihut respektivisht nga kantoni St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Ai qe takuar me dy viktimat në një platformë homoseksuale në vitin 2018. Dy burrat ishin në mesin e të 50-tave, të martuar, jo homoseksualë, por ishin duke kaluar një fazë të vështirë të jetës së tyre.
I akuzuari u kishte ofruar atyre afërsi fizike dhe kishte sinjalizuar ndjenja miqësore. Ai shtirej para tyre se ishte në vështirësi financiare dhe kishte nevojë për para. 25 vjeçari u kishte premtuar atyre se do t’i kthente paratë sepse pritej të trashëgonte një shumë të madhe nga një beqar, mik i tij në Angli i cili i kishte ende 200 mijë euro borxh, shkruan 20minuten.ch.
Më pas, dy burrat i kanë paguar gjithsej 1.2 milionë franga për rreth tre vjet. Burri nga Oberlandi i Cyrihut rreth 400.000 franga ndërsa tjetri, nga kantoni St. Gallen mbi 800.000 franga.
Prokurorja e ka akuzuar shqiptarin për mashtrim në stil të gjerë dhe ka kërkuar dënim me katër vjet burg të pakushtëzuar dhe 10 vjet dëbim nga vendi. “I akuzuari ka vepruar me mashtrim. Ai ka ngritur një godinë gënjeshtrash dhe ka shfrytëzuar varësinë emocionale të viktimave”, tha ajo në gjyqin para Gjykatës së Qarkut Hinwil (ZH) të martën e kaluar.
Në të kundërt, avokati i tij ka kërkuar lirim të pjesshëm dhe dënim me burg me kusht prej vetëm 20 muajsh. “Dy viktimat kanë injoruar të gjitha sinjalet e alarmit”, përcjell albinfo.ch. Më së voni deri në fund të vitit 2020, ata duhet të kishin kuptuar se po mashtroeshin nga i akuzuari. Ata duhej ta dinin që nuk do t’i merrnin më paratë dhe megjithatë vazhdonin të paguanin. “Këtu kemi të bëjmë po ashtu me përgjegjësi të viktimës”, është shprehur mbrojtësi.
Për gjykatën ekziston edhe bashkëpërgjegjësia e viktimës
Gjykata e qarkut e Hinvilit ishte e të njëjtit mendim me avokatin mbrojtës, sa i përket bashkëpërgjegjësisë së viktimave, siç mund të shihet nga aktgjykimi me shkrim.
Kështu, shqiptari u dënua me 34 muaj burg pjesërisht me kusht për vetëm disa nga veprat e mashtrimit tregtar. 25 vjeçari i burgosur prej një viti, duhet të vuajë 14 muaj burg efektiv, transmeton albinfo.ch. Si baba i një vajze njëvjeçare, megjithatë, dëbimi pesëvjeçar nga Zvicra do të rëndojë më shumë, pasi ai është i fejuar me një zvicerane me rrënjë kosovare dhe dëshiron të fillojë një jetë së bashku këtu. Për më tepër, i papuni duhet t’u paguajë viktimave të tij rreth gjysmën e 1.2 milionë frangave zvicerane që ka marrë prej tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri Të jetosh në një banesë të përbashkët – ose një Wohngemeinschaft (WG) – është e zakonshme...
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor
-
Austri: Turizmi goditet nga përmbytjet, por vera shënon rekord të ri
-
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
-
Kërcënimet me bombë, hetime të pavarura në Austri dhe Zvicër