Shkurt.ch
30 për qind më shumë dëmtime të makinave, të shkaktuara nga vapa
TCS: Dëmet e regjistruara më së shpeshti, kanë qenë ato në akumulatorët e makinave, në pjesë të motorit dhe në elektronikë
Temperaturat e larta që kishin përfshirë Zvicrën gjatë javës që po shkon, pos dëmeve tjera, kanë shkaktuar edhe një rritje të madhe të aksidenteve ose dëmtimeve të ndryshme të autoimjeteve në komunikacionin rrugor.
Sipas TCS, shërbimit që ndihmon në rastet e problemeve në trafikun rrugor, ditëve të fundit në Zvicër ka pasur një ngritje prej 30 për qind të kërkesave për ndihmë nga ky shërbim, shkruan sda.ch.
Shkak për këtë ka qenë vala e vapës që ka përfshirë vendin gjatë gjithë javës, vlerëson TCS në një komunikatë për medie. Sipas saj, dëmet e regjistruara më së shpeshti, kanë qenë ato në akumulatorët e makinave, në pjesë të motorit dhe në elektronikë.
Akumulatorët më të vjetër se 5 vite, sipas TCS , janë shumë më të ndishëm ndaj dëmtimeve, në temperaturat mbi 60 gradë, transmeton albinfo.ch. Në kushtet e vapës së madhe që ka mbretëruar ditëve të fundit, TCS këshillon të mbahen në mbikëqyrje edhe temperaturat e motorit dhe të vajit.
Përveç valës së nxehtësisë, një shkak tjetër për rritjen e numrit të dëmtimeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor është edhe shtimi i pjesëmarrësve në trafik, nga shkaku i pushimeve verore që janë në kulminacion, thuhet më tutje në komunikatë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










