Lajme
3 miliardë vaksina anticovid të shpërndara në gjithë botën
Referuar statistikave, numri i vaksinave kundër koronavirusit të dhëna në gjithë botën ka kaluar 3 miliardë, transmeton albinfo.ch.
Sipas raortit, thuhet se vaksinimi ka nisur në fund të dhjetorit, por është intensifikuar vetëm muajve të fundit.
Sipas llogaritjeve të kompanisë amerikane Bloomberg, 23 për qind e vaksinave janë dhënë në 27 vende të pasura dhe kjo dëshmon pabarazinë në qasjen në vaksina.
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 11.1 për qind të dozave, ndërsa Kina 40 për qind.
Në pjesën më të madhe të Afrikës, norma e vaksinimit është nën 1 për qind, ngjashëm sikurse në vende të tjera të varfra.
“Bota po dështon”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ne po përballemi me një pandemi me dy drejtime, të nxitura nga pabarazia”, tha ai.
Paralajmërimi vjen në kohën kur varianti Delta i koronavirusit është duke u përhapur në mesin e njerëzve të pavaksinuar në gjithë botën, duke detyruar vendet nga Azi-Paqësori deri në Rusi të vendosin ose të zgjasin masat e kufizimit.
Ky variant, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar atë si variant shqetësues.
Në gjithë botën koronavirusi ka prekur mbi 181 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














