Kosova

250 mijë euro, vlera e arit të vjedhur në Suharekë

250 mijë euro llogaritet të jetë vlera e arit që u vodh sot në një grabitje të armatosur në Suharekë.

Kjo u bë e ditur për mediat nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, përcjell albinfo.ch.

“Unë nuk jam prokurore e rastit, por sa kam kuptuar prej Policisë, vlera e arit të vjedhur është dikund 250 mijë euro”, tha Gashi për Insajderin.