Integrimi
25 të rinj kosovarë për arsimim dual në Gjermani
Oda Zejtare e Dortmundit, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës fillon Projektin e Arsimit profesional për të rinjtë nga Kosova
Oda Zejtare e Dortmundit (Handwerkskammer Dortmund) në bashkëpunim me Oden Ekonomike të Kosovës (OEK), në disa projekte, si në drejtimet Arsimit Profesional, Menaxhimin e Odes dhe bashkëpunim të ndërmarrësisë. Projekti më i rëndësishëm i përbashkët deri me tani, është paraqitur te Martën me datën 20.08.2013 në prezencën e mediave Gjermane në qendrën e arsimit të Dortmundit „Hansemann“ 25 të rijnë kosovar, kanë ardhur në qarkun e zejtarisë së Dortmundit , për të filluar nga Shtatorit 2013 një arsimit profesional zejtar.
Wilhelm Hicking, Kryeshef Ekzekutiv i Odes Zejtare të Dortmundit konsideron këtë projekt si një shans të madh. „Jo vetëm në vendin tonë kemi nevojë për persona të kualifikuar. Edhe kosovaret, ballafaqohen me të njëjtin problem. Përveç kësaj, është një nivel i lartë i papunësisë te të rinjtë në Kosovë.“ Kjo është arsye e mjaftueshme për realizimin e projektit për arsim profesional“.
Zbatimi është arritur me mbështetjen financiare të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), me Ambasadën Gjermane në Kosovë, Zyra e Emigracionit në Dortmund dhe agjencitë e punësimit në rajon.
Mbështetje për projektin vjen gjithashtu nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani. Ambasadori Skender Xhakaliu shikon me besim në të ardhmen.
“Në Kosovë, kemi një potencial te madh të të rinjve të aftë dhe të motivuar. Arsim profesional dual, është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tyre profesional”
Në tre vjet, pas përfundimit të arsimit profesional dual në Gjermani, të rinjtë kthehen në Kosovë si profesionistë të lartë, për të kontribuar në stabilizimin ekonomik të Kosovës.
Që të realizohet kjo sa më mirë, angazhohet z. Safet Gerxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Ai thotë se që nga viti 2006 Oda… bashkëpunon intensivisht me Odën Zejtare të Dortmundit dhe është krenar që mund të kontribuojë në këtë projekt.
“Ta kesh një partner si shtetin gjerman është për ne shumë e rëndësishme. Me sistemin arsimor shembullor dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, presim nga ky projekt një transfer intensiv të teknologjisë dhe njohurisë profesionale në vendin tonë“, thuhet në një raport të OEK dhe HRW.
Prej 150 kandidateve që kanë aplikuar janë përzgjedhur 25 kandidatë prej të cilëve 20 djem dhe 5 vajza, të cilët kanë konkurruar për këto profile: optikë, elektronikë, mekatronikë, metalpunues, ortopedi-teknik, teknik i dhëmbëve dhe administratë e zyrës. Baza për zgjedhjen ishte një test i gjuhës gjermane dhe i matematikës si dhe një intervistë të mëvonshme. “Aftësitë e gjuhës gjermane tek të rinjtë janë shumë të avancuara, disa prej tyre kanë jetuar gjatë kohës së luftës në Kosovës në Gjermani por edhe të tjerë që mësuan gjuhën në vendin e tyre nga televizioni gjerman”, tha kryetari i OEK-ut z. Gërxhaliu.
Para se të vinin pjesëmarrësit në Gjermani, janë përgatitur në përvetësimin e gjuhës gjermane, matematikë dhe në arsimin dual të sistemit gjerman.
Faza e dytë e përgatitjes është realizuar në Gjermani. Fokusi këtu ishte në trajnimin ndërkulturor dhe përgatitje të veçantë për fusha të ndryshme profesionale
Isa Kamberi, i cili nga shtatori do të fillojë arsimin për metalpunues thotë „në fakt kam kërkuar informacione në Webfaqen e Ambasadës Gjermane në Kosovë rreth aplikimit për punë verës në Gjermani. Aty u informova rreth projektit “Arsim Profesional në Gjermani” dhe në të njëjtën ditë konkurrova. Isha shumë i lumtur, kur mora vesh se edhe unë jam njëri nga ata 25 kandidatët të cilët do të përfitonin nga arsimi profesional gjerman
Paralelisht me aplikimet e nevojshme në Dortmund, hapja e llogarive, regjistrimi i vendbanimet i sigurimit, etj, konsulentët e Qendrës së trajnimi te HWK Dortmund kanë kërkuar vende te lira për arsimim në kompanitë anëtare. “Ne shpejtë e kuptuam se kompanitë ishin shumë të impresionuara nga kandidatët”, shpjegon Klaus Engelhardt, konsulent (HWK) Qendra e Trajnimeve. Kështu u bë e mundur për të gjetur vend për të mësuar profesionin e dëshiruar për 25 të rinjët. Gjatë gjithë periudhës së trajnimit ata do të vazhdojnë të mbështeten nga konsulentë të Qendrës së trajnimit.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë pranuar leje qëndrimi dhe pune për kohën e tyre të arsimit. Qasja në telefon dhe internet është po ashtu e përfshirë në mënyrë që ata të kenë kontakte të rregullta me familjen në Kosovë dhe të afërmit që jetojnë në Gjermani për të vizituar së shpejti.
Agnesa Haxha, nëpunëse e ardhshme ne Odën Zejtare të Dortmund HWK, theksoi se “Ne jemi akomoduar shumë mirë deri me tani, dhe jemi shumë kureshtarë, se çka na pret më tutje.“, thuhet në raportin e OEK dhe HWK.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












