Shkurt.ch
2,332,000 armë zjarri në “duart e zviceranëve”
Sipas një studimi të fundit, në Zvicër, ka 2,332,000 armë zjarri në duart e zviceranëve, apo 27.6 armë për njëqind banorë.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga “Small Arms Survey” në Gjenevë, Zvicra ndodhet në vendin e 16-të në botë sa i përket armëve të zjarrit, që i kanë civilët, shkruan “The Local”.
“Në Zvicër, rezervistët ushtarakë mund të mbajnë pushkët e tyre të sulmit, por vetëm nëse ato janë konvertuar në zjarr gjysmë automatik”, vëren kjo organizatë, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij studimi, në botë ka rreth 857 milionë armë, ku 85 përqind e tyre janë në duart e civilëve.
133 milionë armë (13 përqind) janë arsenal ushtarak, dhe 23 milionë (2 përqind) janë në duart e agjencive të zbatimit të ligjit.
Shumica dërrmuese e armëve të zjarrit në botë janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 393 milionë armë zjarri.
Më afër normës zvicerane janë Norvegjia (28.8) dhe Malta (28.3).
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











