Muzikë
2020-ta, viti i Dua Lipës
Në korrik të vitit 2020 Dua Lipau bë artistja e parë femër në botë që arriti mbi 1 miliard shikime në platformën Spotify, me katër këngët e saj. Por, kjo nuk është e tëra...
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, me famë tashmë botërore ka bërë bujë gjatë vitit 2020,duke korrur shumë suksese.Ajo në mars të këtij viti, në kohën e pandemisëlansoi albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili gjatë këtyre ditëve është shpallur albumi i parë më i mirë nga revista prestigjioze “People”, shkruan albinfo.ch
Dua la pas ikona të muzikës si: Lady Gaga, Taylor Swift, The Weeknd, Maluma e të tjerë.
Dua Lipa me këngët e saj po arrin miliarda klikime në Youtube, gjë që ka ndodhur edhe në vitet që lamë pas.
Në korrik të vitit 2020 ajo u bë artistja e parë femër në botë që arriti mbi 1 miliard shikime në platformën Spotify, me katër këngët e saj. Por, Dua gjithashtu gjatë muajit tetor shënoi rekord të ri, me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili u bë më i dëgjuari në “Spotify”, në kategorinë e femrave.
Për shkak të situatës pandemike në të gjithë botën, Dua u detyrua të mbajë koncert virtual, i cili pati mjaft sukses, ani pse në kushte ndryshe nga ato që ishte mësuar Dua të bënte. Mirëpo, publiku nuk e zhgënjeu as në këtë lloj koncerti.
153 milionë kopje të shitura
Këngëtarja shqiptare po ashtu është vlerësuar së fundi nga “World wide Sales Charts” i cili e vuri atë në mesin e artistëve me më së shumti shitje albumesh nga të gjitha kohërat. Kjo, pasi këngëtarja ka shitur më shumë se 153 milionë kopje këngësh në gjithë botën.
Dua, këtë vit pati disa bashkëpunime. Ajo realizoi ëndrrën e saj dhe pati bashkëpunimin me idhujt e muzikës, si Madonna dhe Missy Elliott. Një nga bashkëpunimet ishte edheai me këngëtaren me famë botërore, Miley Cyrus. Këto të dyja në nëntor publikuan hitin “Prisoner”, me videoklip i cili rezultoi me 31 milionë shikime deri më tani.
Artistja, kohëve të fundit është duke mbërritur në majat e karrierës, teksa edhe çmimet për të nuk kanë të ndalur.
Ajo fitoi në “AMA 2020” çmimin e “Këngës më të preferuar Pop”.
Kryeson në nominimet për ”Grammy Awards 2021”
Dua po dominonnë nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”. Ato janë: Albumi i vitit – “Future Nostalgia”, regjistrimi muzikor më i mirë i vitit – “Don’t Start Now”, kënga e vitit – “Don’t Start Now”, Performanca më e mirë POP – “Don’t Start Now”, albumi më i mirë POP – “Future Nostalgia”, bashkëpunimi më i mirë – Un Dia(One day), bashkë me J Balvin, Bad Bunny & Tainy.
Ylli shqiptar këtë lajm e priti me shumë emocione e lot, duke qenë se ajo po kryeson bashkë me yjet siBeyonce e TaylorSwift. Kjo vjen pas sukseseve të Duas në Festivalet e Francës, Spanjës. Por, këtu nuk është ende fundi i sukseseve për këtë vit.
Së fundi ajo fitoi çmimin në Billboard 2020 “Women In Music for the Powerhouse”, i cili u jepet artistëve që kanë dominim në shitje. Çmimin ia dorëzoi Bernie Sanders, të cilin ajo e mbështeti gjatë fushatës së tij zgjedhore. Kësisoj, Dua e rrumbullakësoi këtë vit me përplot arritje në karrierën e saj, shkruan albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten
















