Shkurt.ch
2 miliardë për rrjetin rrugor
Për ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të rrugëve nacionale është paraparë një shumë sa dyfishi i të parës gjegjësisht 1.24 miliard franga
Në vitin 2015 Qeveria e Zvicrës planifikon të investojë rreth dy miliardë franga për rrjetin nacional të rrugëve. Ky investim në kuadrin e programeve të ndërtimit është miratuar nga departamenti federal i trafikut, “Uvek”.
Nga shuma e përmendur, vetëm për segmente të reja rrugore janë paraparë 630 milionë franga. Ndërkaq për ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të rrugëve nacionale është paraparë një shumë sa dyfishi i të parës gjegjësisht 1.24 miliard franga, shkruan srf.ch. Ndërkaq, për zgjerimin e segmenteve të mangëta do të përdoren 75 milionë franga.
Në kuadrin e segmenteve të reja, për kantonin e Bernës jepen 207 milionë franga, për atë të Valisit 260 milionë, për kantonin Jura 81 milionë, për Graubünden-in 22 milionë franga etj.
Në programin për ndërtime të reja si në atë A9 në Valisin e Epërm do të vazhdojë puna me projektet që janë duke u zhvilluar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











