Kosova
Kosovë: Vazhdon protesta “Jo në emrin tim”, kërkohen veprime konkrete nga institucionet
Protesta “Jo në emrin tim” ka hyrë në natën e 14-të në Prishtinë, ndërsa organizatori Çlirim Haziri u ka bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin hapa konkretë lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gjatë fjalimit para protestuesve, Haziri ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e vazhdueshme, duke thënë se pas dy javësh protestash kërkesat e tyre mbeten të njëjta.
Ai është ndalur te deklarata e miratuar në Kuvend me 99 vota, duke vlerësuar se ajo nuk është e mjaftueshme nëse nuk pasohet me veprime konkrete dhe ndryshime ligjore.
Sipas Hazirit, përgjegjësia tashmë është te institucionet përkatëse dhe veçanërisht te Qeveria, e cila, siç tha ai, duhet ta procedojë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që mbështetjen e shprehur përmes deklaratës ta dëshmojnë edhe në rast se projektligji sillet për votim në Kuvend.
“Ne nuk po dalim sonte të themi se e keni bllokuar dhe nuk po doni ta votoni. Kjo mbetet të shihet. Ne po presim”, ka deklaruar Haziri.
Duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ai ka kërkuar që Qeveria të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ta dërgojë projektligjin në Kuvend.
Në fund të fjalimit, Haziri ka paralajmëruar pjesëmarrje të madhe në protestën e radhës, e cila është paralajmëruar për 1 tetor.
Protestat “Jo në emrin tim” po zhvillohen në Prishtinë prej 14 netësh, me kërkesa që lidhen me zhvillimet rreth Dhomave të Specializuara të Kosovës.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










